Një 12 vjeçar i marrë peng është vrarë nga rrëmbyesi në Turqi pasi nuk mori shumën e parave prej 400 mijë euro të kërkuar në këmbim të lirimit. I mituri Khaled Hayanked ishte djali i një argjendari sirian që jetonte në Mersin të Turqisë dhe ai u zhduk të martën pasdite teksa po luante pranë pallatit ku jetonte.
Siç raportojnë mediat turke, menjëherë pas rrëmbimit një person ka telefonuar familjen e fëmijës dhe ka kërkuar një shpërblim prej 400 mijë eurosh, duke kërcënuar familjarët e 12 vjeçarit se nëse policia do të informohej ai do ta vriste djalin. Pas telefonatës, babai Halit Hayanked ka njoftuar menjëherë policinë.
Fatkeqësisht, Haled 12 vjeç u gjet i vdekur në bodrumin e ndërtesës i mbështjellë në një tapet. Shkak i vdekjes së tij ishte mbytja, ndërsa dyshimet shkuan menjëherë tek administratori i pallatit, personi i vetëm që kishte çelësat e bodrumit ku u gjend i mituri pa jetë. Po ashtu u konstatua se kamerat e sigurisë në kohën e rrëmbimit ishin çaktivizuar. Në pranga ka rënë Hasan C., i dyshuar për vrasje.