Dhuna ndaj partive opozitare, arrestimet dhe presioni ndaj lirisë së shtypit penguan zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Ky është përfundimi që ndërkombëtarët japin për zgjedhjet e mbajtura në Turqi , ku presideni aktual Erdogan dhe partia e tij AKP ka fituar bindshëm zgjedhjet.
Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë kritikuar klimën e dhunës dhe frikës që i parapriu votimit. Ata cilësuan se siguria, arrestimi i aktivistëve të opozitës dhe presioni ndaj lirisë së shtypit ishin faktorët që e bënë këtë fushatë të padrejtë.
“ Kjo fushatë është e padrejtë dhe karakterizohet nga shumë dhunë dhe frikë”- tha Andreas Gross, kreu i misionit që përfaqëson Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Mbas zgjedhjeve Erdogan tha se elektorati kish votuar për stabilitet dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të pranoi rezultatet.
“ Pse mediat botërore kanë interes kaq të madh në Turqi duke injoruar vendet e tyre. Pse nuk respektojnë vullnetin kombëtar? Kombi do më zgjedhë me 52%. Ata ende se respektojnë këtë fakt. Tani një parti me 50% të votave ka marrë pushtetin. Kjo duhet pranuar nga e gjithë bota. Nuk kam parë një papjekuri të tillë.”- u shpreh Erdogan.
Ndërkohë që Gross i bëri thirrje presidentit turk të reduktojë polarizimin. “Ai duhet të bashkojë atë që ka qënë e ndarë në këto pesë muajt e fundit”- u shpreh misionari i Asamblesë Parlamentare.
Në deklaratën e misionit vëzhgues u cilësua se hetimet penale ndaj gazetarëve dhe mediave të akuzuara për terrorizëm kanë reduktuar pjesëmarrjen e votuesve.
Por, ndërkohë që mbështetësit e AKP nuk duket së janë të shqëtësuar nga kritikat e vëzhguesve ndërkombëtar. Shumë prej tyre janë skeptikë ndaj mundësive të hyrjes së Turqisë në zonën në euro, madje ata shohin si hipokrizi reagimin e Europës ndaj krizës së refugjatëve sirianë.
Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të dhunës, me një bombardim të dyfishtë në Ankara muajin e kaluar.
Sipas raportit, zgjedhjet e fundit u zhvilluan në një klimë ku u godit liria e shtypit. Për më tepër gazetarët i kanë cilëzuar si zgjedhjet më problematike në historinë e republikës.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com