ANKARA - Një gjimnazist 16 vjeçar u arrestua dhe u dënua në Konia, qytet në qendër të Turqisë, për fyerje ndaj presidentit islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan, një masë që shkaktoi shumë polemika, raportoi sot media turke.

"Minoreni, anëtar i një lëvizje të majtë akuzohet nga drejtësia se ofendoi dje presidentin e Turqisë gjatë një ceremonie për përkujtimin e një mësuesi të ri laik të vrarë nga islamikët në vitin 1930?, thekson kanali televiziv "CNN-Turk".

"Gjatë një fjalimi të mbajtur me këtë rast në sheshin e këtij qyteti, bastion islamik, djali i ri kritikoi Erdoganin dhe regjimin e tij duke e akuzuar kryesisht për korrupsion", raporton gazeta "Hurriyet".

I marë në pyetje nga policia në shkollën e tij dhe i nxjerrë në mbrëmje para një gjyqi, minoreni nuk i pranoi akuzat por megjithatë ai u akazua dhe u burgos. Ai rrezikon deri në katër vite burg.

Kryeministri, Ahmet Davutoglu, i pyetur nga media për këtë çështje që ka shkaktuar shumë zemërim në rrjetet sociale, e mbrojti vendimin e drejtësisë duke u shprehur se "të gjithë duhet të respektojnë funksionin e presidentit"./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)