STAMBOLL, 5 janar /ATSH-DPA/ - Një komision parlamentar turk votoi sot kundër dërgimit në gjykatë të katër ish-ministrave, të cilët dyshoheshin për korrupsion, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.
Komisioni votoi me pesë vota pro dhe nëntë kundër lidhur me dërgimin përpara gjykatës të Zafer Caglayan, Egemen Bagis, Erdogan Bayraktar dhe Muammer Gueler, respektivisht ish-ministra të Ekonomisë, BE-së, Ambientit dhe të Brendshëm.
Në komision ishin nëntë deputetë të partisë në pushtet, AKP./ a.jor.












