ANKARA - Policia turke ka parandaluar atentatin ndaj patriarkut të Stambollit, kanë bërë të ditur sot mediat turke.
Plani i atentatit është zbuluar falë një letre anonime që i është dërguar prokurorit të përgjithshëm të Stambollit.
Menjëherë pas sinjalizimit policia turke ka bërë të mundur arrestimin e një personi ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim.
Të tre personat kishin planifikuar vrasjen e kreut të Kishës Ortodokse më 29 maj, me rastin e 560 vjetorit të pushtimit otoman të Stambollit.
Bartolomeo i Parë është i njohur për përpjekjet e tij për dialog midis Kishave të Krishtera, vecanërisht me Papën në Romë dhe për përpjekjet e tij për hyrjen e Turqisë në Bashkimin Evropian.
Një fillim historik për bashkimin me kishën ortodokse të Lindjes ka qenë vizita historike e Papa Bendiktit të XVI-të në Turqi Stamboll në vitin 2006.
Rreth njëmijë vite më parë ndodhi ndarja ndërmjet Kishës së perëndimit në Romë dhe Kishës së Lindjes se Konstantinopulit, Stambollit të sotëm.
Sipas traditës Stambolli është qëndra shpirtërorë e të gjithë botës ortodokse dhe Patriarku i saj Bartolomeo i Parë është kreu i të gjitha kishave ortodokse.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com