ANKARA, 2 shkurt /ATSH-ANSA/ - Vala e motit të keq që ka përfshirë Turqinë Veriperëndimore gjatë tri ditëve të fundit ka shkaktuar deri tani pesë të vdekur, sipas medias vendase.
Shirat e rrëmbyer dhe erërat me shpejtësi deri në 107 kilometra në orë kanë përfshirë rajonin përgjatë brigjeve të detit të Marmarasë dhe brigjet e Egjeut dhe të Detit të Zi.
Në Bursa shoferi i një taksie vdiq pas rënies mbi makinën e tij të një peme.
Në ndërkohë, katër persona të tjerë kanë humbur jetën sërish në Bursa, në Balikesir, në Çanakale dhe në Samsun nga rënia e tjegullave apo pjesë çatish shtëpish.
Moti i keq ka provokuar edhe ndërprerje në trafikun ajror, ku kompania "Turkish Airlines" ka anuluar më shumë se 200 fluturime, ndërkohë që në Stamboll, Bursa dhe në Egje janë anuluar edhe udhëtimet me tragete./ a.jor.