/ATSH-ANSA/ - Franca pezulloi konsullen e nderit në qytetin port turk të Bodrumit pasi në disa pamje televizive ajo shihej duke iu shitur gomone migrantëve nga një dyqan në pronësi të saj, njoftoi sot BBC online.
Pamjet ishin xhiruar në mënyrë sekrete nga televizioni francez, France 2.
Videoja tregonte konsullen franceze të nderit, Francoise Olcay duke iu shitur gomone dhe jelekë shpëtimi migrantëve, të cilët përpiqeshin të arrinin brigjet greke.
Olcay pranoi të kishte marrë pjesë në këtë ngjarje duke këmbëngulur se në këtë veprimtari ishin përfshirë edhe autoritetet turke.