STAMBOLL - Policia turke arrestoi sot 12 persona si pjesë e operacionit kundër një organizate të ashtuquajtur paraleliste, që dyshohet se kërkonte përmbysjen e pushtetit, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të policisë, sot u arrestuan tetë persona në Stamboll, dy në Eskishehir, një person në Erzrumu dhe një në Van.
Mes të arrestuarve janë kryeredaktori i gazetës së përditshme "Zaman", Ekrem Dumanli dhe kryetar i grupit televiziv "Samanyolu", Hidayet Karaca, me dyshimin se janë të lidhur me grupin e Gylenit.
Qeveria turke beson se lëvizja udhëheqet nga Fetullah Gylen, predikues fetar turk i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim infiltrimin në shtet./ATSH/
/Shqiptarja.com