TURQI - 34 zyrtarë nga radhët e policisë në Turqi janë vënë në pranga nën akuzën e përgjimeve të paligjshme kundrejt sipërmarrësve, politikanëve dhe punonjësve të sektorit publik.
Sipas mediave turke ekipet policore nga Gazientep për luftën kundër trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar, si pjesë e hetimit të prokurorisë në lidhje me përgjimin e paligjshëm kanë kryer operacione arrestimesh në qytetet Adiyaman, Kayseri, Afyonkarahisar, Batman, Bingol, Hatay, Erzurum, Karabuk, Kilis, Malatya, Tunceli dhe Gaziantep.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 20 persona, në mesin e të cilëve janë shefat e departamenteve të policisë, komisionerët dhe oficerët e tjerë të policisë të cilët dyshohen për përgjimet e paligjshme të sipërmarrësve, politikanëve dhe punonjësve të sektorit publik në këtë vend.
Përveç kësaj, në kuadër të këtij operacioni kërkohen edhe dy persona të tjerë. Në anën tjetër, në operacionet e ekipeve policore të qytetit Sanliurfa për luftën kundër trafikimit dhe krimit të organizuar, në kuadër të hetimeve të prokurorisë së këtij qyteti, janë arrestuar 14 persona dhe bëhet fjalë për zyrtarët të policisë të cilët po ashtu dyshohen për përgjime të politikanëve, sipërmarrësve dhe punonjësve në sektorin publik.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com