Turqi, prokuroria kërkon 1900
vite burg për Fetullah Gylen

Turqi, prokuroria kërkon 1900<br />vite burg për Fetullah Gylen
Prokuroria turke lëshoi dy urdhër-arreste me burgim të përjetshëm dhe një dënim shtesë prej 1.900 vite burg kundër ish-imamit Fethullah Gylen, i akuzuar për përgatitjen e grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik, ku mbetën të vrarë 240 persona.

“Akti i akuzës përmban 2.527 faqe i miratuar nga prokurorët e rajonit në Usak (perëndim) kundër predikuesit 75 vjeçar, në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Ankaraja kërkon ekstradimin e tij me akuzën për përpjekje të prishjes së rendit kushtetues me anë të përdorimit të forcës si dhe formimin dhe drejtimin e një grupi terrorist të armatosur”, raportojnë mediat turke

Po sot, policia turke ka bastisur 44 kompani turke pasi janë dhënë urdhërat e paraburgimit ndaj 120 udhëheqësve të bizneseve.
Në përgjithësi, mbi 35 mijë njerëz janë paraburgosur përfshirë këtu edhe 17 mijë persona që zyrtarisht janë të arrestuar. Dhjetëra mijëra të tjerë janë pezulluar nga vendet e punës.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë