TURQI - Kryeprokuroria e Stambollit ka kërkuar të nxirret urdhër arresti për klerikun Fetullah Gulen që presidenti turk Recep Tajip Erdogan e akuzon për përpjekje për ta rrëzuar atë. Lajmi është raportuar fillimisht nga televizioni shtetëror turk, TRT Haber i cili tha se gjykata kishte lëshuar mandat arresti për Gulenin, por që është hequr shumë shpejt nga faqja zyrtare e internetit.
Gulen, i cili drejton një grup me bazë të gjerë muslimane të njohur me emrin Hizmet akuzohet për kryesimin e një organizate terroriste. Gjykata urdhëroi gjithashtu lënien në paraburgim të 4 personave të vënë në pranga pak ditë më parë, mes tyre drejtues mediash, cilësuar ndërkombëtarisht si një goditje ndaj shtypit të lirë.
Fetullah Gylen është akuzuar vazhdimisht për përpjekjet për formimin e një shteti paralel. Javën e kaluar, Erdogan u zotua të shtypë ‘forcat e liga’ që lidhen me lëvizjen dhe liderin e saj. Kryeministri Ahmet Davutoglu tha javën e kaluar se Ankaraja do t’i kërkojë Interpolit një dokument të nevojshëm për ekstradimin dhe arrestimin e Gylen.
Përpara se të zhvendosej në SHBA në vitin 1999, kleriku popullor ishte një nga aleatët kryesorë të Erdogan, por rritja e ndikimit të tij e ktheu atë në armik të përbetuar. Kritikët e akuzojnë Erdogan se po ndërton një regjim autoritar duke i dhënë gjithë pushtetin e mundshëm presidencës.
/Shqiptarja.com

Erdoğan fton Gylenin t'i bashkohet të arrestuarve për "shtetin paralel"