Turqi, pyeten 20 të dyshuar si
anëtarë të ISIS para samitit të G20

Turqi, pyeten 20 të dyshuar si<br />anëtarë të ISIS para samitit të G20
Policia turke e antiterrorizmit ka marrë në pyetje 20 persona të dyshuar si anëtarë të grupit të Shtetit Islamik, në qendrën bregdetare të Antalias, ku së shpejti do të mbahet samiti i G20-ës, bëri të ditur sot agjencia e lajmeve Dogan.

Qyteti i Antalias do të presë samitin e përvitshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive të 20 vendeve më të pasura të planetit më 15 dhe 16 nëntor, me një axhendë të fokusuar në çështjet e terrorizmit dhe luftës kundër Shtetit Islamik.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe Vladimir Putin do të jenë të pranishëm në qendrën bregdetare turke.

Kreu i diplomacisë turke, Feridun Sinirlioglu njoftoi një ditë më parë se Turqia do të ndërmerrte në ditët në vijim një ofensivë ushtarake kundër xhihadistëve të ISIS-it, pa dhënë detaje për formën e sulmeve./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin