TURQI-Qeveria turke i ka hapur rrugën përdorimit të shamisë nga gratë të cilat shërbejnë si oficere dhe nënoficere në radhët e ushtrisë.

Gratë mund, nëse dëshirojnë, të mbajnë shami në të njëjtën ngjyrë si uniforma, pa motiv dhe në mënyrë që të mos mbulojnë fytyrën”, deklaroi Ministria turke e Mbrojtjes gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë sipas këtij ndryshimi, rregullorja do të lejojë përdorimin e shamisë, nga oficeret, nënoficerët, oficeret me kontratë, nënoficerët me kontratë dhe kadetët femra , gjithashtu edhe kandidatet dhe kursantët e këtyre, ku shamia duhet mbajtur nën kapele, të jetë e të njëjtës ngjyrë me uniformën ushtarake dhe të mos zbulojë fytyrën.

Përdorimi i shamisë në institucionet publike në Turqi u ndalua gjatë viteve 80-të, ndërkohë ushtria është institucioni i fundit i në Turqi që i nënshtrohet këtij ndryshimi.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com