Turqi, qeveria kontroll në agjencinë
  "Cihan", mandat arresti Gulenit

Turqi, qeveria kontroll në agjencinë<br />  
Tjetër goditje për lirinë e shtypit në Turqi. Një gjykatë në Erzurum të Turqisë ka lëshuar një tjetër mandat arresti ndaj opozitarit Fetullah Gulen, ish mik dhe sot armik i betuar i presidenit Recep Taip Erdogan. Gulen akuzohet se bën pjesë në një organizatë terroriste. 

Ai kontrollon gazetën opozitare e Zaman e cila pak ditë më parë u vendos nën kontrollin shtetëror. Tashmë e përditshmja ka ndryshuar editorial duke u shndërruar në një gazete pro qeveritare. Edhe pse liderët evropian në samitin e mbajtur në Bruksel i dënuan veprimet e Erdogan, ai nuk ndalet me veprimet e tij.
Autoritetet turke kanë marrë nën kontroll agjensinë e lajmeve Cihan e cila është pjes ë e shoqërisë mediatike të Gulen. Ky i fundit akuzohet nga Erdogan se ka konspiruar të dhëna qeveritare. 

Gulen dhe i vëlloi akuzohen edhe për dhunë ndaj kushtetutës dhe mashtrim. Sipas mediave turke mbrëmjen e shkuar policia ka ushtruar kontroll në pronën e tuyre në kërkim të dokumenteve që mund ti implikojnë. Gulen tashme ndodhte në Amerikë por ndaj tij janë lëshuar të paktën 3 urdhera mandat arresti. Ai po ashtu rezulton në top listën e terroristëve në Turqi.

Nga anata tjetër qeveria turk mbrohet duke thënë se liria e shtypit në Turqi është një e drejtë e respektuar nga ankaraja.

Liria e shtypit është një vlerë e përbashkët dhe nuk ka dyshim se kjo vlerë mbrohet në Turqi e do të mbrohet dhe në të ardhmen u shpreh kryeministi Davitoglu gjatë samitit në Bruksel.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi