ANKARA, 17 gusht /ATSH-AFP/ - Rreth 18 300 imigrantë janë shpëtuar nga Turqia në detin Egje në një muaj ndërkohë që është rritur numri i imigrantëve që tentojnë të hyjnë në brigjet greke, porta e parë e hyrjes në Evropë, njoftoi sot qeveria.
Nga 17 korriku deri më 17 gusht, 18 296 imigrantë, 5 276 prej të cilëve nga 10 deri më 17 gusht, u shpëtuan nga rojat bregdetare turke, njoftoi qeveria në një komunikatë.
Që prej fillimit të vitit, 36 511 imigrantë janë shpëtuar në detin Egje, që nënkupton se më shumë se gjysma e imigrantëve të shpëtuar në vitin 2015 kanë qenë muajin e kaluar./
/ec/