Turqi/ Rrëzohet aeroplani në Bursa, humbin jetën dy persona

Turqi/ Rrëzohet aeroplani në Bursa, humbin jetën dy persona

Pamje nga Vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bursa, Turqi, me orën lokale 15:40, ku një aeroplan është përfshirë nga flakët dhe si pasojë e rrëzimit kanë humbur jetën dy pilotë.

Njëri nga pilotët humbi jetën pasi u hodh nga aeroplani, ndërsa tjetri nga djegia e saj.

Guvernatori i Bursës, Yakup Canbolat deklaroi numrin e viktimave, por pa zbuluar identitetin e tyre, raportojnë mediat e huaja.

Në vendngjarje u dërguan ekipe zjarrfikëse, policie dhe shëndetësore.

Sipas të dhënave të fluturimit të aeroplanit me një motor TC-UHY, ai u ngrit nga Sakarya Pamukova në orën 15.13, fluturoi në një lartësi prej 1200 metrash, udhëtoi 72 kilometra dhe humbi kontaktin me aeroplanin në 15.32 pas qëndrimit në ajër për 19 minuta.

S.S/S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë