Turqi/ Shoferi i autobusit humb kontrollin dhe del nga rruga, 12 viktima dhe 19 të plagosur

Turqi/ Shoferi i autobusit humb kontrollin dhe del nga rruga, 12 viktima dhe 19 të plagosur

Pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur të dielën mbrëma në afërsi të provincës Yozgat në Turqi, ku humbën jetën 12 persona dhe 19 janë plagosur, si pasojë e një autobusi që ra në një luginë.

Autobusi po udhëtonte nga Sivas për në Stamboll, raportojnë mediat e huaja.

Guvernatori Mehmet Ali Ozkan tha se ky aksident ndodhi për shkak se shoferi i autobusit humbi kontrollin e automjetit, duke bërë që ai të kalojë në rrjedhën e kundërt të trafikut dhe të bjerë 30 metra.

Ozkan deklaroi se 11 pasagjerë humbën jetën në vendin e aksidentit ndërsa 1 pasagjer humbi jetën në spital.

Pasagjerët e tjerë të cilët janë lënduar po trajtohen në spitalet e afërta.

Ai tha se kjo ngjarje po hetohet nga policia.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat