ANKARA - Është të paktën 40 të vdekur dhe 100 të plagosur, shumë në kushte të rënda, bilanci i shpërtimeve të autobombës në jug të Turqisë. E bën të ditur Zaman online, të cilës i referohet Ansa. Më parë ministri i Drejtësisë së Turqisë, Sadullah Erdin pati folur për 30 të vdekur.
Reyhanli duket si një qytet i goditur nga lufta pas shpërthimeve. Shtëpi të shkatërruara, rrënoja të përgjakura dhe trupa përtokë. Sitet e gazetave turke japin të gjitha foton dramatike të një gruaje të moshuar me kokën mbështjellë me shami rozë, e cila mes rrënojave hap krahët drejt qiellit.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com