Turqi-Shqipëri, mbledhje të
përbashkëta mes dy qeverive

Turqi-Shqipëri, mbledhje të<br />përbashkëta mes dy qeverive
TIRANE-  Shqipëria e Turqia do të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin me hartimin e një dokumenti strategjik i cili parashikon mbledhje të përbashkëta të dy qeverive.

Nisma u prezantua sot nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve gjatë një konference për shtyp e cila u mbajt sot paradite në ambientet e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Tiranë por u diskutua dhe me kryeministrin Edi Rama.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri dhe ndërsa dje u ndal në qytetin e Shkodrës, në vendlindjen e ministrit Bushati, sot mban takime intensive me krerët më të lartë të shtetit.

Ministri Davutoglu dhe ministri Ditmir Bushati duke e vlerësuar me tone mjaft pozitive vizitën thanë se do të formalizohet bashkëpunimi strategjik në fusha si zhvillimi ekonomik, turizmi etj gjithashtu është rënë dakordësi për mbështetjen e ndërsjelltë në nivelin multilateral për mbështetjen e kandidaturave apo poziocione,  nisma të caktuara në rajon e në ndërkombëtar.

Me Kryeministrin Rama ministri i Jashtëm Davutoglu biseduan për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta të dy kabineteve qeverisëse, si edhe për këshilltarët turq në fushat e energjisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe rendit publik që do të asistojnë nga afër sektorët përkatës.  Davutoglu takon Metën, Ramën

rama davutoglu
(Foto: Postimi në Facebook i Kryeministrit Rama dhe dedikimi i tij pas takimit me ministrin e Jashtëm Turk, Davutoglu)

DOKUMENTI: TAKIME TE PERBASHKETA TE DY QEVERIVE
Në orën 10:00 ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe Ahmet Davutoglu dolën në një konferencë të përbashkët shtypi.  
 "Do të hartohet një dokument  i partneritetit strategjik që do bazohet mbi vlerat e përbashkëta që kanë dy vendet por dhe rajoni. “- tha Bushati.

 “Miqësia mes Shqipërisë e Turqisë është e qëndrueshme e do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kam besim se ky bashkëpunim i ri do të thellohet edhe me qeverinë e re.  Biseduam për hartimin e projektit të partneritetit strategjik dhe në të ardhmen do të hidhen hapat në këtë drejtim. Ky projekt është tepër i rëndësishëm dhe parashikon mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. “- tha ministri Davutoglu.

bushati davutoglu
(Ne foto: Konferenca e dy ministrave, Bushati dhe Davutoglu)

“Takimi i përbashkët të dy qeverive do të kryesohen nga dy kryeministrat do të jetë një hap më i madh. Miqësia dhe bashkëpunimi vëllazërsor do institucionalizohet dhe më shumë. Të gjithë e dimë qëndrimin e  përbashkët dhe përçajset që ndan Shqipëria e Turqia për rajonin. Bashkëpunimi ynë në të ardhmen do të institucionalizohet”- shtoi më tej ministri Davutoglu.

“Ky bashkëpunim i thelluar ka ekzistuar. Tani është moment të formalizohen në mekanizma të duhura që të ketë efekte tek qytetarët por dhe tek vendet e rajonit, meqe ne nuk jemi tamam tamam fqinjë.  Përfshirja në programin tonë të Turqisë si partner strategjik nuk ka qenë thjesht për interesa ekomomike por për të realizuar një rrugë mbështetur mbi bazat e vlerave e qëndrimeve që dy vendet ndajmë”- tha Bushati.

TURQIA SJELL KESHILLTARE  TURQ PER ENERGJINE, SHENDETESINE E SIGURINE
“Jemi në dijeni e kemi ndjekur që Shqipëria është në transformi të vazhdueshëm, e shikoj që gjithçka është në transformim. Uroj që kjo të vazhdojë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi në Tiranë kanë ardhur disa personalitete për të dhënë asistencë Shqipërisë.

“Kemi vendosur të krijojmë mekanizimin e bashkëpunimit midis dy ministrive për të dhënë asistencë Shqipërisë.  Kanë ardhur personalitete në fushën e bankës, sigurisë dhe mbrotjes që kanë ardhur për këshillim në Shqipëri.  Çdo sukses i Shqipërisë është sukses edhe për ne.  Shqipëria do të ketë gjithmonë përkrahjen e saj për të luajtur një rol të rëndësishëm në rajon e në botë”.- tha Davutoglu.

Nga ana e tij Bushati u shpreh se “Prezenca e miqve tanë turq në Tiranë me një delegacion që përfshin personalitete që vijnë nga fusha të ndryshme ekonomike shoqërore në Shqipëri, tregon vullnetin tonë për të kthyer fjalët në vepra, dhe për t’ju përgjigjur disponibilitetit të Turqisë me vepra konkrete”

DAVUTOGLU: BUSHATI, MIK I VYER
Ministri Davutoglu e quajti “mik i vyer” Bushatin, dhe u shpreh krenar që erdhi në Shqipëri si ministër i parë i jashtëm që vjen në Tiranë pas emërimit të qeverisë së re.  Ai përgëzoi Shqipërinë për hapat që ka hedhur në procesin e demokracisë. "Kësaj here nuk erdha me avion, por erdha me rrugë tokësore, dhe dje isha në Shkodër, në vendlindjen e zotit ministër një qytet mjaft i bukur."- tha Davutoglu.

 davutoglu
(Ne foto: Ministri i Jashtem turk Davutoglu)

DAVUTOGLU: TE DY FLAMUJT DO JENE GJITHMONE PRANE NJERI TJETRIT
“Do të vazhdojmë bashkëpunimin . Të dy këta flamuj, të dy vendeve miq do të jenë gjithmonë pranë njëri tjetrit. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për projektet TAP  e IAP që si shikojmë vetëm si projekte të energjisë por dhe si projekte të paqes në rajon.  Faleminderit për mikëpritjen e veçantë ju pers në Turqi”- mbylli fjalën e tij ministri i Jashtëm turk.

BUSHATI: I KERKUAM TURQISE TE MBESHTESE PERFSHIRJEN E KOSOVES NE PROJEKTIN TAP
Bushati shprehu falenderimet e qeverisë Shqiptare për mbështetjen që qeveria turke i ka dhënë për projektin TAP dhe kërkoi mbështetjen e kësaj qeverie për përfshirjen e Kosovës në projektin TAP.
“Kërkuam mbështetjen e qeverisë turke për degëzimin e projektit TAP me Kosovën dhe një lidhje më të mirë ndërmjet TAP e IAP ku Shqipëria për shkak të pozicionit gjeografik është vendi ku kryqëzohen këto projekte.  Vlerësuam rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të anëtarësimit të NATO-s dhe të gjithë projektet e përbashkëta ku sot ushtria shqiptare është në krah të ushtrisë turke. “ Gjithashtu Bushati falenderoi minsitrin turk për rolin që ka luajtur në procesin e njohjes së Kosovës dhe të paqes në rajon.

bushati
(Ne foto: Ministri Bushati gjate konferences)

META PRET DAVUTOGLU, MBESHJETJE EKONOMIKE
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutoğlu. Davutoğlu theksoi se bashkëpunimi mes Turqisë dhe Shqipërisë është strategjik dhe se suksesi i Shqipërisë, është edhe suksesi i Turqisë. Për këtë arsye, Davutoğlu e njohu Metën me vullnetin e qeverisë turke për të dhënë mbështetje të gjithanshme të Turqisë në funksion të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
meta davutoglu
(Kreu i Kuvendit Ilir Meta me ministrin e Jashtëm turk, Davutoğlu)
Kryetari i Kuvendit Meta i shprehu Ministrit Davutoğlu mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për mbështetjen e Turqisë dhe shprehu besimin se marrëdhëniet ndërparlamentare do të njohin një fazë të re zhvillimi.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese

Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese