Turqi, sulm kamikaz në dasmë 
50 të vdekur dhe 100 të plagosu

Turqi, sulm kamikaz në dasmë <br />50 të vdekur dhe 100 të plagosu
Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga sulmi kamikaz në një dasmë mbrëmjen e së shtunës në qytetin jugor të Gaziantep në Turqi.

Nga sulmi kanë mbetur gjithashtu të plagosur 100 persona, ku raportohet se janë të moshës mbi 60 vjeç. Sipas presidentit turk Erdogan sulmi është kryer nga një fëmijë 12-14 vjeç.

Ceremonia e dasmës zhvillohej në një ambient të hapur ku shënjestër kanë qenë 228 dasmorët e nje familje kurde që po kërcenin në rrugë, raporton BBC. Sipas informacioneve nga mediat turke, dhëndri dhe nusja janë plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se dhëndri është anëtar i partisë pro kurde. 

Qyteti ku ka ndodhur ngjarja është 64 km larg kufirit sirian dhe njihet që ka disa qeliza të ISIS. Ky sulm me bombë ndodhi në një pjesë të qytetit ku jetojnë shumë studentë. Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin. 

Kamikazi i djeshëm mendohet të ketë lidhje me terroristin që vrau dy policë në Gaziantep në muajin maj. 

Zëvendëskryeministri Mehmet Simsek e quajti sulmin "barbar", por tha: "Me vullnetin e Zotit, ne do e tejkalojmë këtë ngjarje’’. 

Turqia prej kohësh është në qendër të sulmeve të tilla, ku më i fundit është regjistruar 3 ditë më parë në Van dhe qytezën e Elazigut në stacione policore ku për pasojë mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 180 të tjerë. 


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet stacioni i ri zjarrfikës në Fier, ministri Hoxha: Ligj të ri dhe riorganizim të Shërbimit Zjarrfikës

Ngrihet stacioni i ri zjarrfikës në Fier, ministri Hoxha: Ligj të ri dhe riorganizim të Shërbimit Zjarrfikës