Të paktën katër të vrarë dhe tre të plagosur është bilanci nga një sulm i armatosur në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit Osmangazi në qytetin turk Eskişehir, raporton Anadolu Agency (AA).
Informacionet të cilat i posedon gazetari i AA-së, flasin se asistenti në Fakultetin Pedagogjik, Dogukan B. je, tani për tani për motive të panjohura vrau katër kolegë të tij, të cilët ndodheshin në katin e tretë të godinës së universitetit.
Dogukan vrau zëvendës dekanin Mikail Yalcin, sekretarin e fakultetit Fatih Ozmutlu, profesorin Yasir Armagan dhe asistentin Sedrar Caglak. Sulmuesi është arrestuar, ndërsa tre të plagosurit janë transferuar në spital.
Komento