Terror në Turqi. Autobusi i skuadrës së futbollit Fenerbahce është sulmuar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shoferi ndërsa asnjë futbollist nuk ka marrë lëndime.
Kanë qenë momente tmerri për futbollistët të cilët ishin duke u kthyer nga transferta fituese në Rizesport me rezultatin 5-1. Por sulmi ka ndodhur në
Trabzon kur persona të armatosur kanë qëlluar me armë në drejtim të autobusit të skuadrës duke lënë të plagosur shoferin, i cili fillimisht u raportua se ishte në gjendje të rëndë, por më pas mediat turke sqaruan se nuk ka rrezik për jetën.

Ende nuk dihen arsyet e këtij akti të çmendur, por hipoteza e parë është e një sulmi nga ana e tifozëve të Trabzonspor.
Kjo për faktin se mes tifozerisë së Fenerbahces dhe asaj të Trabzonsporit vitet e fundit ka një rivalitet shumë të ndezur.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com