Disa të shtëna me armë zjarri dhe shpërthimi i një bombe janë dëgjuar sot në Stamboll para pallatit të periudhës osmane të Dolmabahçes, ku ndodhen zyrat e kryeministrit, njoftoi media lokale.
"Sipas informacioneve të para, këto sulme nuk kanë shkaktuar as të vdekur dhe as të plagosur. Policia ka arrestuar dy të dyshuar", theksuan stacionet televizive.
Ambulancat janë dërguar me urgjencë në këtë zonë, ndërkohë që janë bllokuar të gjitha rrugët që të shpien në vendin turistik dhe policia ka nisur menjëherë aksionin për të neutralizuar autorët e ngjarjes.
Policia deklaron se bëhet fjalë për një sulm me armë zjarri, pavarësisht raportimeve të dëshmitarëve për një shpërthim, por deri tani nuk ka viktima.