ANKARA, 10 gusht /ATSH-AA/ - Personeli dhe tetë avionë ushtarakë të Forcave Ajrore Amerikane mbërritën në bazën ushtarake Inçirlik të Turqisë, në kuadër të luftës kundër ISIS-it.
Sipas informacioneve që AA-ja ka marrë nga burime zyrtare mësohet se Turqia ka kaluar në një fazë të re në luftën kundër ISIS-it.
Zyrtarët, të cilët kanë theksuar se Turqia si pjesë e koalicionit ndërkombëtar do të vazhdojë luftën e saj aktive kundër ISIS-it, kanë konfirmuar ardhjen e personelit dhe të tetë avionëve ushtarakë të SHBA-së në bazën Inçirlik.
Theksohet se gjashtë avionë ushtarakë janë të tipit F-16, një i tipit C-5, ndërsa tjetri i tipit KC-135./  a.jor.