Turqi – Tre policë të vrarë pas një sulmi të PKK-së

 /ATSH-AFP/ - Të paktën tre policë janë vrarë dhe një i katërt është plagosur rëndë sot në mbrëmje në juglindje të Turqisë me maxhorancë kurde, në një atentat që akuzohen rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), sipas autoriteteve lokale.
"Viktimat patrullonin me kamion në distriktin e qytetit të Silopit, në kufij me Sirinë dhe Irakun, kur u sulmuan me raketa dhe automatikë", theksoi një përgjegjës i shëbimeve loakle të sigurisë.
Ndërkohë që rebelët kurdë njoftuan javën e fundit përfundimin e armëpushimit të njëanshëm që e kishin dekretuar para zgjedhjeve të 1 nëntorit, që u fituan nga partia islamiko-konservator e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social