Turqi, urdhërarreste për 47 gazetarë
 të gazetës opozitare ''Zaman''

Turqi, urdhërarreste për 47 gazetarë<br /> të gazetës opozitare ''Zaman''
Nuk ndalen spastrimet në Turqi pas tentativës për grushti shteti. Autoritetet turke kanë lëshuar urdhërarresti për 47 gazetarë të gazetës 'Zaman', të cilët akuzohen direkt si mbështetës të imamit Fetullah Gylen i dyshuar nga qeveria si organizatori i puçit të shtetit.

Urdhërarrestet janë lëshuar për nënpunës, gazetarë,drejtues dhe editor. Ndërkohë kryeministri turk Binali Yildirim vijon të konfirmojë se ka prova konkrete për përfshirjen e Gylen në trazirat e 15 korrikut.

Në një intervistë për të përdishtmen amerikane “Wall Street Journal” ai kritikon administratën Obama që nuk lejon ekstradimin e imamit i cili akuzohet si përgjegjës i sulmeve ndaj popullit turk.

Ndërsa vetë Fetullah Gylen në një letër drejtuar Neë York Times ka përsëritur se nuk kish të bënte me grushtin e Shtetit duke nënvizuar se diktatori Erdogan po i bën shantazh SHBA-ve duke e kërcënuar se nuk do ta mbështesë në luftën kundër Shtetit islamik.

Tashmë parlamenti turk ka votuar për krijimin e një komisoni special për të hetuar tentativën e grushtit të Shtetit. Komisioni do të ketë fuqinë të marrë në pyetje të dyshuarit ashtu siç bëjnë prokurorët.

Gjatë tentativës për grusht shteti janë vrarë 240 persona dhe më shume se 2000 janë plagosur. E sa i përket arrestimeve janë vënë nën pranga 13 mijë persona mes tyre ushtarë, admirale, zyrtarë, arsimtarë, profesorë dhe gazetarë.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë