Nuk ndalet gjuetia e autoriteteve turke ndaj të përditshmes opozitare Cumhyriet. Së fundmi është arrestuar botuesi i gazetës, Akin Atalay, të cilit iu vunë prangat sapo mbërriti në aeroportin e Stambollit. Këto masa erdhën vetëm pak ditë pas ndalimit të 9 gazetarëve të të njëjtës gazetë.
Të gjitha këto masat janë marrë pasi personat e arrestuar dyshohet se kanë lidhje me imamin Fetullah Gulen i akuzuar për grushtin e shtetit të ndoshur në 15 korrik të këtij viti.
E që prej asaj ditë nuk kanë të sosur ndalimet e arrestimet. Më shumë se 35 mijë persona janë në burg ndërsa 100 mijë të tjerë janë shkarkuar nga postet administrative
Drejtori i i mëparshëm i gazetës Dundar prej kohësh është resident në Gjermani i akuzuar se ka fyer presidentin Erdogan .
Cumhuriyet është një nga gazetat historike të Turqisë, me një tirazh më shumë se 50 mijë kopje e cilësuar e pavarur dhe laike. Për shkak të ngjarjeve të fundit edhe BE është shprehur i shqetësuar për nivelin e demokracisë në Turqi.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com