ANKARA - Mediat turke thonë se shtatë persona janë arrestuar pasi kishin planifikuar një atentat për Kryeministrin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Sipas “Milliyet turke”, lajmi u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm Idris Sahin, i cili tha se personat e arrestuar kishin planifikuar edhe një tjetër atentat ndaj presidentit turk Abdullah Gul.
"Vrasjet kundër Abdullah Gul dhe kryeministrit Erdogan ishin planifikuar gjatë kohëve të ndryshme. Kemi prova të mjaftueshme që të verifikojnë planet e tyre për atentat" tha ministri në një seancë parlamentare.
Gjithashtu nga disa hetime bëhet ditur se nga këto plane ishin venë në shënjestër edhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë, por tashmë të gjitha kanë dështuar. Kryeministri turk ka qenë në shënjestër të atentateve të dështuara në vitet 2005 dhe 2009.
Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com