Turqia anulon marrëveshjen me Greqinë për riatdhesimin e emigrantëve

Turqia anulon marrëveshjen me Greqinë për riatdhesimin e emigrantëve

Emigrantët

Greqia nuk mund të dërgojë më asnjë emigrant në Turqi, pas vendimit të Ankarasë për të anuluar marrëveshjen mes dy vendeve. Ministri i jashtëm turk konfirmoi vendimin pas lirimit nga burgu të katër zyrtarëve ushtarakë turq, të përfshirë në përpjekjen e grushtit të shtetit, të cilët kanë kërkuar azil nga Athina.

Turqia anulon marrëveshjen për riatdhesimin e emigrantëve nga Greqia. Deklarata u bë nga ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushoglu pak ditë pas lirimit nga burgu të katër zyrtarëve turq që u arratisën nga Turqia pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në vitin 2016. Zyrtarët turq u lanë të lirë pas përfundimit të afatit të paraburgimit në pritje të pranimit të kërkesës së tyre për azil në shtetin grek.

Marrëveshje për pritjen për së dyti të refugjatëve, mes Turqisë dhe qeverisë së Aleksis Tsipras është pjesë e një marrëveshjeje më të madhe të arritur mes Bashkimit Europian dhe presidentit turk Erdoan, i cili ka marrë nga Brukseli 6 miliard euro në dy këste për të garantuar asistencë për 1.2 milionë emigrant që vijnë nga Siria dhe vende të tjera. Njëkohësisht është bllokuar dhe itenerari që nëpërmjet Egjeut i çonte ata në Europë.

Marrëveshja mes Ankarasë dhe Bashkimit Europian qëndron, por duke nisur nga sot Greqia nuk ka më të drejtë për të dërguar në Turqi emigrantët ekonomikë që nuk marrin azil nga Athina. Dy vitet e fundit 1.209 refugjatë janë rikthyer në Turqi nga Fronteks. Marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë janë të tensionuara prej disa kohësh, ndërsa Turqia përgatitet për zgjedhjet e parakohshme të 24 qershorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur