Turqia arreston 20 të dyshuar si militantë të Shtetit Islamik

Turqia arreston 20 të dyshuar si militantë të Shtetit Islamik

Agjencia “Anadolu” ka raportuar se autoritetet turke i kanë arrestuar të hënën 20 shtetas të huaj që dyshohet se kanë lidhje me të ashtuquajturin Shtet Islamik. Këto arrestime ndodhën vetëm një ditë pas vrasjes së Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i ISIS i cili u vra në një operacion të kryer nga forcat speciale amerikane në verilindje të Sirisë, afër kufirit me Turqinë.

Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se 20 të huajt e arrestuar sot kishin hyrë ilegalisht në territorin e Turqisë dhe u arrestuan në Ankara. Ata pritet të dënihen pas përfundimit të procedurave të hetimit dhe gjykimit.

Grupi terrorist, ISIS, ka kryer sulme kundër pakicave fetare dhe sulme të armatosura në pesë kontinente në emër të një version ulta-fanatik të Islamit, nga i cili janë tmerruar miliona myslimanë.
Vdekja e liderit të këtij grupi është goditje e rëndë për militantët, të cilët nuk kanë njoftuar ende për pasardhësin e mundshëm të tij, shkruan “Reuters”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë