Turqia ka bombarduar ISIS në veri të Sirisë. Rreth 1500 rebelë sirianë të mbështetur nga Turqia mendohet se janë në qytetin turk të Gazaintep duke pritur për të sulmuar.

Një sulm me bombë në një dasmë në Turqi ka vrarë më shumë se 50 njerëz të shtunën. Pas kësaj Turqia gjithashtu ka bombarduar Manbij, zonë e kontrolluar nga luftëtarët kurd që kanë avancuar kundrejt atyre të ISIS.

Kryeministri turk Binali Yildirim është shprehur se identiteti i bombarduesit që fillimisht u mendua se është fëmijë mbetet i pakonfirmuar.

Thuajse të gjitha viktimat e sulmit në dasmë janë identifikuar, ndërkohë që sipas mediave ndërkombëtare duket se vala e shpërthimeve që ka prekur Turqinë e përfshin këtë shtet gjithnjë e më shumë në luftën e Sirisë.

Al.N/Shqiptarja.com
Redaksia Online