Turqia do që në arenën ndërkombëtare të thirret Türkiye, jo Turkey

Turqia do që në arenën ndërkombëtare të thirret Türkiye, jo Turkey

Qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan u ka bërë zyrtarisht thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që në të ardhmen të përdorin emërtimin "Türkiye" dhe jo "Turkey".

Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu Turqia nuk dëshiron më që në arenën ndërkombëtare dhe dokumentet diplomatike ndërkombëtare të quhet "Turkey", pra me emërtimin në gjuhën angleze, por "Türkiye".

Përdorimi i toponimit anglisht kundërshtohet për një kohë të gjatë nga Turqia, pjesërisht sepse fjala "turkey" në anglisht do të thotë edhe "gjel deti".

Në fund të vitit të kaluar Turqia vendosi të fusë në përdorim emërtimin "Made in Türkiye" për produktet e saj të eksportit. Erdogani e argumentoi këtë vendim se ky emërtim shpreh më së miri kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk./ DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ushtria ukrainase pretendon: Goditëm dy depo nafte ruse

Ushtria ukrainase pretendon: Goditëm dy depo nafte ruse