Turqia do të fillojë në Stamboll punimet për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë.
Këtë gjë e pohoi dhe Ministri turk për Komunikacion, Detari dhe Komunikim, Binali Jildrim.
“Fituesi i tenderit për ndërtimin e aeroportit do të shpallet më 3 mars. Tenderi do të publikohet nesër në gazetat ndërkombëtare”, tha ai.
Jildrim sqaroi se në pjesën e dytë të projektit planifikohet të ndërtohet një pistë dhe tre rrugë për taksitë, ndërsa në pjesën e tretë një terminal me kapacitet për 30 mijë pasagjerë si dhe pista plotësuese për aeroplanët.
“Në pjesën e katërt të projektit, do të ndërtojmë edhe një terminal për 30 mijë udhëtarë.
Hapësira në të cilën do të ndërtohet terminali do të shtrihet në një 1,4 milion metra katrorë, ndërsa aeroporti do të ketë kapacite për 150 milion pasagjerë.
Kur të mbarojnë të gjitha fazat e projektit do të kemi aeroport me165 ura për hyrje të pasagjerëve në aeroplanë, katër terminale, tre blloqe teknike, tetë kulla kontrolli dhe gjashtë pista”, tha Ministri turk.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com