Gjatë qershorit Turqia do të fillojë me ndërtimin e kanalit detar, i cili do t'i lidhë Detin e Zi dhe Detin Marmara, paralajmëroi ministri turk i Transportit Binali Jëldërëm.
Sipas Jëldërëmit, qëllimi i këtij projekti është që të zvogëlohet komunkacioni i stërngarkuar detar nëpër Grykën e Bosforit. Me ndërtimin e kanalit pjesa evropiane e Stambollit do të shndërrohet në një ishull të madh, shtoi Jëldërëm.
Parashikohet nëpër kanalin e ri, i cili do të jetë me gjatësi prej 45 kilometra, të rikahëzohet i tërë komunikacioni prej rreth 50.000 anije transportuese dhe tankerë të cilët tani për çdo vit kalojnë nëpër Grykën në Stamboll.
"Kur kanali do të jetë gati tankerët më shumë nuk do të paraqesin rrezik për Stambollin. Bosforin në të ardhmen do ta shfrytëzojmë vetëm për aktivitete sociale dhe kulturore", theksoi Jëldërëm.
(Marrë nga Time.al)
Redaksia online
/Shqiptarja.com