Turqia njoftoi ditën e sotme se do t’i evakuojë shtetasit turq nga Libani përmes transportit detar të mërkurën (9 tetor). Ministria e Jashtme e Turqisë tha se anijet e marinës turke do t’i bartin turqit të cilët kanë kërkuar të largohen nga Libani.
Dy anije, me hapësirë të përgjithshme për rreth 2.000 udhëtarë, pritet të nisen sot drejt Bejrutit.
Ministria turke tha se procesi i evakuimit do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, nëse është e nevojshme, duke shtuar se anijet që kryejnë evakuimin do të bartin edhe ndihma humanitare për Libanin.
Zyrtarët turq kanë thënë se kanë përpiluar planet për evakuimin e qytetarëve të vet nga Libani, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë atje.
Turqia vlerësohet se i ka 14.000 shtetas të regjistruar në konsullatën e vet në Liban. Ndërkohë, sipas Reuters, rreth 2.500 turq kanë aplikuar për t'u larguar nga Libani.
Turqia ka thënë më herët se po punonte me rreth 20 vende për t’u përgatitur për evakuimin e shtetasve të huaj përmes Turqisë.
Qindra njerëz të kombësive të ndryshme mbërritën në Turqi nga Libani javën e kaluar përmes anijeve komerciale.
Javët e fundit, ushtria izraelite i ka bombarduar shënjestrat e Hezbollahut në jug të Libanit dhe përreth Bejrutit, ndërkohë që është duke e kryer edhe një inkursion tokësor njëkohësisht./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.6%
-
Pak
20.3%
-
Nuk kam mendim
7.1%
Vota total: 241
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Von der Leyen reagon për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit: Turqia duhet të mbrojë vlerat evropiane
19 Mars, 18:52
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
Lufta/ Mijëra njerëz në funeralin e Nasrallah në Bejrut! Izraeli: Bota sot vend më i mirë! Khamenei: Rezistenca nuk ndalet
23 Shkurt, 13:25
-
Rubio takohet me kryeministrin izraelit: Hamas duhet të eliminohet! Netanyahu: Trump, miku më i madh i Izraelit! Plan të përbashkët për Gazën dhe kërcënimin iranian
16 Shkurt, 15:45
-
Një biper i artë, dhurata e Netanjahut për presidentin Trump! Në sinjalizues shkruhet 'Përdore me dy duar'
7 Shkurt, 16:51
-
Lufta/ Izraeli bombardon me avionë bazat e Hezbollah në Liban, IDF: Por armëpushimi mbetet! Kreu i OKB: Të evakuohen 2500 fëmijë nga Gaza, janë në rrezik vdekjeje
31 Janar, 07:44
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
Forcat izraelite hapin zjarr ndaj protestuesve në jug të Libanit, 11 të vrarë dhe 80 të plagosur
26 Janar, 16:00
-
Ekstradimi i Dritan Rexhepit, kryepolici Proda takon ambasadorin e Turqisë: Operacione dhe ekipe të përbashkëta hetimore!
9 Janar, 16:28
-
Parlamenti i Libanit e emëron president shefin e ushtrisë
9 Janar, 15:59
-
Xhaxhai i Assad-it arratiset për në Dubai, familjarë të tjerë arrestohen në Liban
28 Dhjetor 2024, 14:00