Turqia do të rishqyrtojë një vendim të vitit 2004 për heqjen e dënimit me vdekje ,bazuar në deklaratën e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në lidhje me zjarret që dogjën pyjet turke këtë javë.
Mediat turke thonë se rishqyrtimi i një vendimin të tillë vjen pas ngjarjes më të fundit, zjarrit në resortin turistik Marmaris, ku Erdogan tha se duheshin ndëshkime më të ashpra. Lidhur me ngjarjen, një i arrestuar pranoi se i vuri flakën pyllit nga dëshpërimi për shkak të problemeve familjare, sipas njoftimit të zyrtarëve.
Erdogan tha se dënimi për zjarrvënësit duhet të jetë “frikësues dhe nëse kjo kërkon dënimin me vdekje, atëherë do të jetë dënim me vdekje”, ndërsa duke folur sot me gazetarët në Agri, Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag në Turqinë lindore, i përshkroi komentet presidenciale si “udhëzime për ata”.
“Kemi filluar ta përpunojmë në ministri”, tha ai, duke shtuar se dënimi aktual për zjarrvënësit është 10 vjet burg dhe rritet në një dënim të mundshëm të përjetshëm nëse zjarrvënia është pjesë e krimit të organizuar.