Turqia duhet ta ulë tonin për ta shmangur izolimin, thotë zyrtari i lartë evropian

Turqia duhet ta ulë tonin për ta shmangur izolimin, thotë zyrtari i lartë evropian

Nacho Sanchez Amor, raportuesi për Turqinë në Parlamentin Evropian, gjatë një konference për media në Stamboll, 6 dhjetor 2023.

Turqia është izoluar ndërkombëtarisht dhe duhet ta ulë tonin, nëse dëshiron të fitojë koncesione të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, tha një zyrtar i lartë evropian të mërkurën (6 Dhjetor).

Nacho Sanchez Amor, raportuesi për Turqinë në Parlamentin Evropian, tha se gjuha e vrazhdë e Ankarasë për politikat e jashtme është njëri prej pengesave kryesore në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me Brukselin.

Turqia synon ta thjeshtëzojë qasjen në vizat evropiane për qytetarët e vet dhe ta përditësojë një marrëveshje doganore me BE-në të vitit 1995, i cila do të mundë t’i ndihmonte në rritjen e eksportit.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, rekomandoi javën e kaluar që Turqisë t’iu plotësohen këto dy kërkesa në këmbim të disa koncesioneve. Ankarasë i kërkohet të bëjë më shumë për cështjen e ishullit të ndarë të Qipros dhe ta luftojë shmangien e sanksioneve kundër Rusisë.

“Të përmbahesh nga përdorimi i një toni agresiv, një toni kërcënues, është e lehtë dhe nuk kushton. Ju jeni plotësisht të izoluar. Azerbajxhani është miku juaj i vetëm i vërtetë”, tha Sanchez Amor në Stamboll.

Turqia e fitoi statusin e vendit kandidat për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian në vitin 1999. Por, procesi është ngrirë prej vitit 2018, për shkak të shqetësimeve të bllokut për të drejtat e njeriut në Turqi dhe politikës së jashtme të Ankarasë./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë