Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca tha se trajtimi i pacientëve me kancer në Spitalin Turko-Palestineze në Gaza, i cili duhej të ndërpriste punën si pasojë e sulmeve izraelite, do të vazhdojë dhe se janë të gatshëm të ofrojnë të gjithë mbështetjen për transferimin e pacientëve në Turqi.
Në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Koca theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë një zgjedhje midis lënies së pacientëve me vetëdije të vdesin dhe shpëtimit të jetës së tyre, raporton media turke Anadolu.
"Spitali Turko-Palestineze që vepron në Gaza është dashur të ndërpresë plotësisht punën dje si pasojë e mbarimit të karburantit dhe sulmeve të vazhdueshme të Izraelit. Pavarësisht nga të gjitha paralajmërimet dhe thirrjet tona drejtuar institucioneve përkatëse dhe komunitetit ndërkombëtar!", tha Koca.
Ai gjithashtu shtoi se: "Si Turqia, ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë mbështetjen në vazhdimin e trajtimit të pacientëve me kancer, të cilët u liruan detyrimisht nga spitali për shkak të mungesës së burimeve dhe për transferimin e pacientëve të tjerë të kujdesit intensiv pediatrik dhe të rritur në Gaza, të cilët janë në nevojë dhe konsiderohen të aftë nga pikëpamja mjekësore, në vendin tonë sa më shpejt të jetë e mundur".
Ai tha se presin që komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse t'i përgjigjen thirrjes së Turqisë dhe të ndërmarrin veprime sa më parë. Koca theksoi se komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për të parandaluar sulmet në spital.
"Tani, shpëtimi i jetëve të pacientëve është detyrë e pashmangshme. E vetmja mundësi tjetër përveç shpëtimit të jetëve të pacientëve është që me vetëdije t'i lëmë pacientët të vdesin. A ka njeri që thotë 'Unë mund ta marr përgjegjësinë për këtë?'", tha Koca.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite: Kemi rrethuar qytetin e Gazës, eliminuan 130 militantë! OKB: Sulmohen katër shkolla të kthyera në strehimore, të paktën 20 të vrarë
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Lufta/ Bombardimet në Liban, një tjetër sulm ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL, raportohet për 4 ushtarë të plagosur në bazën italiane! Reagojnë Meloni e Borrell
22 Nëntor, 16:28
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34
-
Lufta/ Gjykata e Hagës lëshon urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Netanyahu, ish ministrin Gallant dhe liderin e Hamasit! Në akuzë për krime lufte
21 Nëntor, 13:16
-
Lufta/ Dhjetëra të vrarë nga bombardimet izraelite në veri të Gazës! Senati amerikan i jep dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
21 Nëntor, 07:17
-
Lufta/ Izraeli bombardon nga ajri në Siri dhe Gaza, 43 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur!
20 Nëntor, 21:15
-
Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
20 Nëntor, 16:06
-
Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar
20 Nëntor, 08:22
-
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
19 Nëntor, 09:16
-
Lufta/ Media: Izraeli ka bombarduar pranë zyrës së OKB-së dhe Parlamentit në Liban
18 Nëntor, 09:22