Njohja e Izraelit nga ana e Kosovës dhe vendimi për të hapur ambasadën në Jerusalem ka shkaktuar edhe reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, e cila me anë të një deklarate, është shprehur e zhgënjyer me një vendim të tillë dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar.
“Është zhgënjyese që një hap i tillë, që do të përbënte shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, po shqyrtohet nga autoritetet e Kosovës. Turqia është mes shteteve të para që e kanë njohur Kosovën, i ka ofruar përkrahje të madhe dhe për një kohë të gjatë ka bërë përpjekje për njohjen ndërkombëtare të këtij shteti, por ne nuk na duket e drejtë që ky proces të ndërtohet kundër ligjit ndërkombëtar dhe veçanërisht mbi vuajtjet e popullit palestinez, tokat e të cilit janë nën okupim", shprehet Ministria e Jashtme turke.
Turqia po ashtu i bën thirrje Kosovës që të përmbahet nga vendimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
“I bëjmë thirrje drejtuesve të Kosovës që t’i respektojë këto vendime dhe të përmbahet nga hapa të tillë që do ta minonin statusin historik dhe ligjor të Jerusalemit dhe gjithashtu që do të mund ta parandalonin njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera në të ardhmen.”
Reagimi i Turqisë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi me 4 shtator në Uashington dhe njohja reciproke e dy vendeve ishte një nga pikët kryesorë të saj. Në marrëveshje po ashtu shënohej palët ranë dakord që Serbia të zhvendoste ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem dhe Kosova të hapte ambasadën e saj aty.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
45.7%
-
Jo
50.3%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 8592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Katar nisin bisedimet e paqes për armëpushim, por Izraeli nuk i ndal bombardimet në Gaza, 12 të vrarë!
4 Janar, 19:55
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00
-
Turqi/ Ernest Muçi e nis vitin me një gol spektakolar për Besiktasin (VIDEO)
3 Janar, 20:35
-
Lufta në Gaza, 11 të vrarë dhe 15 të plagosur nga bombardimet e Izraelit në strehimoren e Al-Mawasi! Mes viktimave gra dhe fëmijë
2 Janar, 09:50
-
Rei Manaj me ekip të ri, sulmuesi shqiptar pritet të prezantohet te Trabzonspori
1 Janar, 19:12
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Lufta/ Kreu i OBSH thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj spitaleve në Gaza! IDF arreston 240 palestinezë, shumë prej tyre staf mjekësor: Janë të Hamasit!
30 Dhjetor 2024, 08:25
-
Izraeli bombardime të tjera në Gaza, të paktën 7 të vrarë në godinën e spitalit
29 Dhjetor 2024, 15:18
-
Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë
28 Dhjetor 2024, 20:51
-
'Nënën e kam nga Prishtina', Arda Turan zbulon rrënjët shqiptare
28 Dhjetor 2024, 13:51
-
VIDEOLAJM/ Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk, këndon në shqip
28 Dhjetor 2024, 12:52
Erdogan!!!!!!! Ti e mbajte 500 vjet nen zgjedhe dhe ne fund nuk i dhe te drejte te jetonin si SHQIPTARE !!!!! I le ne zgjedhen serbe!!!!! Ata i CLIROI AMERIKA DHE EUROPA!!!!! Vetem ata kane te drejte te merziten dhe gezohen per KOSOVEN !!!!! Dakort, ERDOGANO !!!!!!
PërgjigjuTurqia mund te merzitet, por nuk ka te drejte te terheqe njohjen si shtet i pavarur i Dardanise. Sepse pikerisht nga keto troje kane dale shume udheheqes turq qe me shume kane bere per Turqine se sa per vendlindjen e tyre. Per mos thene qe Turqine e kane ndertuar shqiptaret duke nisur qe nga udheheqesit, intelektualet, shkencetaret dhe biznesmenet qe kane kontribuar ne menyre vendimtare per te patur Turqine qe kane sot.
PërgjigjuKosova merr njohje nga Izraeli me kusht qe te hapi ambasade ne Jerusalem.Eshte shume here me e rendesishme Kosova e njohur nga Izraeli se sa zemerimet e ndokujt,aq me teper qe kjo u be direkt para syfe te Vuçiçit,dhe nuk pati kurajon te kakariste siç ben gjithnje.
PërgjigjuKete pune e zgjodh vec Natd Noka figure nderkombetare
PërgjigjuTurqia don me i majt nen kthetrat e saj Shqipnine e Kosoven vetem se na i trashegojme fene e saj si feja e pushtuesit e futun me dhune.Te merresh me Turqine i bien me shku kundra rrymes anej ka mytesh.
Përgjigju