Turqia feston sot Ditën e Republikës,  më anë të cilës shënohet shpallja e republikës  turke me 29 tetor në vitin 1923. Ditëlindja e 94 e republikës turke  do të shënojë  94 manifestime në të gjithë territorin e vendit.

Festa ka  nisur që ditën e djeshme, por ajo do të zgjasë 35 orë, ndërsaa nuk do të mungojnë tubime popullore , marshime dhe manifestime të shoqëruara me muzikë.Me këtë rast janë vendosur kurora me lule në bustin  e themeluesit  të Turqisë modern, Mustafa Kemal Ataturku në kryeqytet të shtetit turk.

Sistemi republikan në Turqi është vendosur më 23 prill të vitit 1920, kur është formuar Kuvendi i madh nacional, i cili  ia mori pushtetin sulltanit, por Republika zyrtarisht është shpallur nga ana e Ataturkut në ditë të sotme tre vite më vonë.Pas shpalljes zyrtare të Republikës së Turqisë më 29 tetor të vitit 1923, Ataturku është zgjedhur presidenti i parë turk.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com