Turqia gati për të pushtuar Sirinë, SHBA ‘OK’ dhe tërheq trupat e saj nga kufiri (VIDEO)

Turqia do fillojë një operacion masiv ushtarak në Siri, në lindje të Eufratit për të krijuar një zonë të sigurt në veri të vendit dhe për të inkurajuar kthimin në bazë të refugjatëve sirianë. Ky është rezultati i një bisede telefonike midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Forcat amerikane nuk do të mbështesin ose nuk do të përfshihen në operacionin ushtarak turk” - tha Shtëpia e Bardhë pa dhënë detaje për operacionin.

Konferenca për shtyp

Këtë mëngjes Erdogan njoftoi se operacioni ushtarak mund të fillonte në çdo moment: Ne nuk mund të tolerojmë më kërcënimet e grupeve terroriste – tha ai

Presidenti turk gjithashtu ka premtuar një zgjidhje për militantët e ISIS-it, të cilët aktualisht janë në duart e forcave kurde. Ai tha se “Turqia po punon për një zgjidhje për ekstradimin e militantëve të ISIS, të ndaluar në burgjet në verilindje të vendit të origjinës Siria”.

Turqia i konsideron luftëtarët kurd kryengritës e terroristë dhe ka kërkuar prej kohësh t'i japë fund mbështetjes së SHBA për këtë grupim.

"Ne jemi të vendosur për të garantuar sigurinë e Turqisë duke pastruar rajonin nga prania e terroristëve. Ndërhyrja jonë ushtarake do të ndihmojmë në garantimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Siri",tha  - shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu

Tërheqja

Grupimi kurd, i njohur si Forcat Demokratike të Sirisë, ka qënë partneri më i besueshëm i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik. Tani, vendimi i Trump shkon kundër rekomandimeve të zyrtarëve të lartë të Pentagonit dhe të Departamentit të Shtetit, të cilët kanë kërkuar të mbajnë një prani të vogël të trupave amerikane në Sirinë verilindore për të vazhduar operacionet kundër Shtetit Islamik, si kundërpeshë ndaj Iranit dhe Rusisë

Reagimi

Forcat Demokratike të Sirisë, duke akuzuar liderin turk Rexhep Tajip Erdogan janë shprehur se  ndërhyrja ushtarake turke do rrezikonte sukseset në luftën kundër ISIS dhe do ta bënte Sirinë një zonë konflikti të përhershme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar