Ndërsa Spanja e Franca janë “nën pushtetin” e flakëve, Turqia është përfshirë nga moti i keq shira të dendur.
Reshje të dendura janë regjistruar në Ankara, duke shkaktuar probleme të shumta në zonë. Rrugët u shndërruat në lumenj, në shumë zona u raportuan përmbytje dhe probleme me trafikun.
Zona më e prekur ishte Mamak. Në rrugën Imam Alim Sultan, për shkak të sasisë së madhe të ujit një automjet u përmbys në mes të rrugës.
Komento
Komente









