Lufta me gati 300 vatra zjarri të cilat shkatërruan mijëra hektarë tokë, shkrumbuan mijëra shtëpi dhe u morën jetën të paktën 8 personave nuk janë e vetmja fatkeqësi me të cilën po përballet Turqia.
Bregdeti verior i Turqisë, në brigjet e Detit të Zi po përballet me një sfidë tjetër atë të përmbytjeve pas reshjeve të rrëmbyeshme të cilat rrëzuan një urë dhe lanë fshatra të tërë pa energji elektrike.
Përmbytjet e kësaj jave në rajonin e Detit të Zi u kanë marrë jetën të paktën 9 personave dhe të paktën 1 rezulton të jetë i zhdukur. Të nënë personat e vdekuar janë nga provinca e Kastamonu, ndërsa një 1 i zhdukur vazhdon të jetë në Bartin.
Më shumë se 900 persona u evakuuan nga zonat e prekura në tre provinca, disa me ndihmën e helikopterëve dhe rreth 550 persona u strehuan në konviktet e studentëve.
Përmbytja ka lënë të paktën 170 fshatra pa energji elektrike. Të paktën katër ura janë shembur dhe janë dëmtuar dhjetëra të tjera.
Veriu i Turqisë është i prirur të pësojë përmbytje të shumta gjatë verës, kur shirat janë veçanërisht të fortë. Vitin e kaluar, të paktën pesë persona u vranë nga përmbytjet.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
VIDEO/ Rrebeshet e shiut marrin përpara gjithçka! Momenti kur helikopteri shpëton të moshuarën
Nëntë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë goditur Kastamonin në Turqi, e një person po konsiderohet i zhdukur, ka njoftuar sot agjencia për katastrofa dhe gjendje të jashtëzakonshme.
Jugu i Turqisë prej ditësh po ballafaqohet me vatra të shumta të zjarrit, dhe përmbytjet që goditën rajonet Bartin dhe Sinop përgjatë Detit të Zi.
Në një video mund të shihet se si ekipet e kërkim-shpëtimit, arrijnë ta shpëtojnë një grua të moshuar dhe familjen e saj që qëndronte në kulmin e shtëpisë.
Pamjet televizive tregojnë uji duke marrë me vete dhjetëra shtëpi dhe gjësendet tjera nëpër rrugë të qyteteve, e një video tjetër shihet sasia e madhe e baltës duke shembur shtëpinë.