Parlamenti i Turqisë miratoi një projektligj që parashikon një amnisti të kufizuar për disa militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në një hap që synon t'i japë fund konfliktit të armatosur që zgjat prej dekadash.

Projektligji u miratua me 468 vota pro, 88 kundër dhe gjashtë abstenime. Ai parashikon rikthimin në jetën civile të një pjese të luftëtarëve të PKK-së që pranojnë të dorëzojnë armët.

Teksti i miratuar nuk përmend se çfarë do të ndodhë me liderin e PKK-së, Abdullah Oçalan, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm që prej vitit 1999. Oçalan ka qenë një nga nxitësit e procesit që çoi në këtë nismë.

Ligji konsiderohet si hapi i parë legjislativ në përpjekjet për t'i dhënë fund dhunës mes shtetit turk dhe PKK-së.