Turqia: Hetim investimeve të
Gulen në Shqipëri,Bushati:Fakte!
Ministri i Jashtëm, Bushati gjatë vizitës në Turqi ka zhvilluar disa takime me Presidentin, kryeministrin dhe homologun e tij.
Ministri i Jashtëm, Bushati gjatë vizitës në Turqi ka zhvilluar disa takime me Presidentin, kryeministrin dhe homologun e tij.
Takimi Erdoğan-Bushati është mbajtur me dyer të mbyllura për median në rezidencën presidenciale ka zgjatur afërsisht gjysmë ore.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u shpreh se Organizata Terroriste FETO ka një strukturim serioz në Shqipëri.
Sa i përket kësaj, siç tha Çavuşoğlu, dy vendet kanë bashkëpunim të mirë. Ai njoftoi se gjatë takimit kanë vlerësuar se çfarë hapash do të ndërmerren dhe se në kuadër të kësaj ka ndarë disa informacione me homologun e tij.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Bushati, në lidhje me strukturimin e organizatës terroriste FETO në Shqipëri tha se;
"
Ne tregojmë të njëjtin qëndrim me Turqinë, e mbështesim Turqinë dhe në këtë çështje jemi të vendosur. Në kuadër të procedurës së brendshme ligjore jemi në bashkëpunim me qeverinë e Turqisë për të kapërcyer çdo pengesë".
Pasi ka vënë në dukje se qeveria shqiptare ka dënuar pa mëdyshje menjëherë tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut, Bushati tha se populli turk në natën e tentativës së puçit është mbështetur në mënyrë të vendosur tek demokracia duke shprehur në emër të qeverisë ngushëllimet për personat që humbën jetën.
Ministri Bushati rikujtoi se në takimin me Çavuşoğlun janë dakorduar në çështjen për zhvillimin e bashkëpunimit në çështjet si atë të energjisë, transportit, bujqësisë dhe turizmit.
Ai ka theksuar se gjithashtu kanë diskutuar edhe çështjen e disaporës shqiptare duke rikujtuar se në Turqi jeton një masë e madhe e qytetarëve turq me origjinë shqiptare.
Krahas marrëdhënieve dypalëshe politike, vazhdoi më tej Çavuşoğlu, edhe marrëdhëniet ekonomike janë shumë të fuqishme. Ai theksoi se është e nevojshme që vëllimi aktual i tregtisë prej 300 milionë dollarësh mes dy vendeve të rritet edhe më tej, sipas Anadolu Agency.
Çavuşoğlu gjithashtu u shpreh se së bashku me Shqipërinë japin përpjekje që Kosova të njihet nga më shumë shtete.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.1%
-
Të gabuar
21.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
10 kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024: Gjoka, Salillari, Fusha, Hamz Islamaj, Gogaj, Ramë Geci, Paqësor Buzi, Idajet Ismailaj e Agim Kola
16 Janar, 12:05
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00