Turqia bombardon militantët kurdë në Irak dhe Siri, pas iu vranë 9 ushtarë
Avion luftarak i Forcave Ajrore Turke. Foto ilustruese
Turqia kreu sulme ajrore ndaj militantëve kurdë në shtetet fqinje, Irak dhe Siri, të shtunën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
Sulmet u kryen një ditë pas një sulmi ndaj një baze ushtarake turke në Irak, ku u vranë nëntë ushtarë turq.
Turqia shpesh kryen sulme ajrore kundër caqeve në Siri dhe Irak, për të cilat beson se janë të lidhura me Partinë e Punëtorëve Kurdistan, apo PKK, një grup i ndaluar separatist kurd, i cili në vitet e ’80 e nisi një kryengritje kundër Turqisë.
Ministria e Mbrojtjes tha se avionët luftarakë turq i sulmuan caqet në Metina, Hakurk, Gara dhe Qandil në veri të Irakut, por nuk tregoi se cilat zona në Siri. Ajo tha se avionët e saj shkatërruan shpella, bunkerë, mburoja dhe objekte nafte “për t’i eliminuar sulmet terroriste kundër popullit dhe forcave tona të sigurisë... si dhe për ta garantuar sigurinë tonë kufitare”.
Gjatë sulmeve u “neutralizuan shumë militantë”, tha ajo.
Të premten mbrëma, sulmuesit tentuan të futën në një bazë ushtarake në veri të rajonit gjysmautonom kurd të Irakut, duke i vrarë pesë ushtarë. Katër ushtarë të tjerë vdiqën më vonë nga plagët e rënda. Ministria turke e Mbrojtjes tha se 15 militantë u vranë gjithashtu.
Kjo ngjarje nuk është komentuar nga PKK-ja, qeveria në Bagdad apo administrata e rajonit kurd.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, njoftoi se policia i ka arrestuar 113 të dyshuar për lidhje me PKK-në gjatë bastisjeve në 32 provinca turke.
PKK-ja, e cila ka baza në veri të Irakut, është shpallur organizatë terroriste nga aleatët perëndimorë të Turqisë, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, shkruan rel.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rey Manaj në formacionin më të mirë në Turqi, vlerësohet me notën 9.9
28 Janar, 12:38
-
VIDEO/ Dy gola dhe dy asiste, Rey Manaj shkëlqen në Turqi! Sivasspor fiton pas tetë ndeshjeve
25 Janar, 15:30
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Turqi/ Zjarri në resortin e skive, 79 të vdekur! Hoteli nuk kishte sistem alarmi, Flakët shpërthyen në kuzhinën e hotelit! Arrestohen 9 persona, përfshirë pronarin
22 Janar, 07:59
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14