Turqia i ‘mbyll derën’ Suedisë: Të mos përpiqet kot, s’do themi kurrë ‘po’ për NATO-n për aq kohë sa lejojnë djegien e Kuranit

Turqia i ‘mbyll derën’ Suedisë: Të mos përpiqet kot, s’do themi kurrë ‘po’ për NATO-n për aq kohë sa lejojnë djegien e Kuranit

Presidenti turk. Erdogan

TURQI- Turqia i ka vënë një barrikadë të re Suedisë sa i takon aprovimit ose jo të anëtarësimit në NATO. Në parlamentin turk, Erdogan është shprehur se për aq kohë sa Stokholmi lejon të digjet Kurani, nuk do të ketë e as nuk duhet të mendojnë se do të ketë një dritë jeshile për anëtarësim.

"Suedia nuk duhet as të tentojë të provojë në këtë pikë. Ne nuk do t'i themi 'po' aplikimit të tyre në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit," tha Erdogan në një fjalim para deputetëve të tij të AK Partisë në parlament.

Erdogan sinjalizoi të dielën se Ankaraja mund të japë një vendim pozitiv për Finlandën çka nënkupton një ndarje të procesit të anëtarësimit të dy vendeve që kanë aplikuar në NATO.

Pas ngërçeve të krijuara nga Erdogan për këtë proces, në Suedi kanë shpërthyer protesta masive, të cilat kanë vijuar me djegien e Kuranit. Sidoqoftë, institucionet shtetërore të vendit janë shprehur njëzëri se zgjidhja e kësaj çështjeje do bëhet me diplomaci.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 01/02/2023 14:21

    Putini i vockël miku i ngusht i Edvin shkjaut shqipfolës , Suedis mundesh t’ia rruaq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar