Turqia ka urdhëruar ndalimin e 110 ushtarëve të forcës ajrore, akuzohen për lidhje me Gulenin

Turqia ka urdhëruar ndalimin e 110 ushtarëve të forcës ajrore, akuzohen për lidhje me Gulenin

Foto e 110 ushtarëve të ndaluar

Kryeprokurori i Ankarasë ka urdhëruar  ndalimin e 110 ushtarëve të forcës ajrore, pas dyshimeve që kishte për lidhje me klerikun që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për organizim të grushtit të shtetit në 2016.

Bëhet e ditur se tre kolonelë, dy nënkolonelë, gjashtë majorë dhe tre kapitenë gjenden në mesin e personave për të cilët ka filluar operacioni i kërkimit në 15 provinca.

Sipas autoriteteve turke kanë kryer shpesh bastisje të tilla kundër mbështetësve të dyshuar të Gulenit. Kleriku fetar në anën tjetër mohon përfshirjen në këtë proces.

Mirëpo aleatët perëndimorë të Turqisë kanë kritikuar hapat qeveritarë, të cilët janë marrë kryesisht në kohën kur Turqia ishte në gjendje të jashtëzakonshme, e shpallur vetëm pak kohë pas puçit të dështuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor