Turqia e dërgoi anijen e saj "Oruç Reis" në Mesdhe, si një mënyrë për t'u zgjeruar përmes kufirit të hartës absurde për të cilën Greqia dhe Egjipti arritën një marrëveshje pasi e përpiluan atë sipas tekave të tyre, shkruan gazeta turke "Yeni Safak".

Anija turke "Oruç Reis" ishte dërguar në rajon edhe më 21 korrik. Flotat turke dhe greke ishin gati të përlesheshin me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, kur kancelaria gjermane Angela Merkel zhvilloi një takim me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, Turqia i dha Athinës një shans tjetër.

Sipas disave, të dy vendet ishin kthyer nga pragu i luftës.

"Athina nuk arriti të shfrytëzojë rastin dhe në vend të kësaj bëri një marrëveshje me Egjiptin. Ajo krijoi një front anti-Turqi.

Më parë kishte bërë një marrëveshje të ngjashme me Italinë dhe kufizonte Shqipërinë brenda Detit Adriatik. Ndërsa Athina i afrohet luftës me Turqinë në Egje dhe Mesdhe, po përshkallëzon gjithashtu një krizë jashtëzakonisht kritike në Perëndim me Shqipërinë. Anija turke "Oruç Reis" do të lëvizë në të gjithë zonën e përcaktuar brenda kornizës së marrëveshjes Turqi-Libi, prandaj as Egjipti dhe Athina nuk do të mund të bëjnë asgjë për ta kundërshtuar këtë", shkruan kryeredaktori i gazetës turke, İbrahim Karagül. Gazeta "Yeni Safak" njihet për suportin dhe mbështetjen ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Kjo gazetë ka lidhje shumë të ngushta me qeverinë aktuale.

Sipas Karagul, Greqia do ta gjejë Turqinë shumë më të vendosur dhe në qoftë se ndodh ndonjë "aksident", atëherë "Shekulli i Mbrojtjes ka mbaruar".

"Duket se përpjekjet për të ngushtuar Turqinë në Egje dhe Mesdhe do të marrin reagime serioze këtë herë. Turqia nuk do t'i përgjigjet kurrë planeve për ta rrethuar atë nga Mesdheu Lindor në Libi. Nëse ka ndonjë ngacmim fizik në operacionet e Turqisë, nëse ka ndonjë "aksident", e gjithë zona që përmenda do të bëhet zonë konflikti", shkruan kryeredaktori i gazetës turke.