Turqia kryen sulme ndaj Sirisë, vriten 3 persona

Turqia kryen sulme ndaj Sirisë, vriten 3 persona

Foto ilustruese

Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave komanduese që operohen nga ushtria siriane dhe forcat kurde, duke vrarë tre persona, tha një grup monitorues me seli në Britani.

Këto sulme të kryera pranë qytetit kufitar Kobane, që udhëhiqet nga kurdët, duke shënjestuar pozicionet e ushtrisë siriane dhe të Forcave Demokratike Siriane, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas kësaj organizate, tri viktimat ishin të veshur me uniformë të ushtrisë siriane.

Disa ushtarë të tjerë po ashtu janë plagosur, disa në gjendje kritike, tha Vëzhguesi. Muajin e kaluar, Qeveria siriane tha se do t’i përgjigjej me sulme të drejtpërdrejta nëse Turqia sulmon forcat e saj.

Ky paralajmërim erdhi pasi Turqia kreu një sulm në Kobane duke vrarë tre ushtarë sirianë në muajin gusht. Turqia ka kryer në sërë ofensivash duke shënjestruar forcat kurde dhe grupin militant, Shteti Islamik që nga viti 2016, por këto ofensiva rrallë kanë rezultuar me vrasjen e luftëtarëve të regjimit sirian. Ankaraja i konsideron luftëtarët kurdë terroristë dhe vazhdimisht kryen sulme në zonat në Siri që kontrollohen nga ta./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës